Festë në Bernë, Young Boys siguron titullin e tretë radhazi në Zvicër (VIDEO)
Pëlqej
Fitorja 0-1 e mbrëmjes së kaluar në fushën e Sion, shpalli zyrtarisht kampion Zvicre ekipin e Young Boys. Luksemburgasi Martins i dhuroi tre pikët miqve me golin e shënuar pas çerek ore lojë dhe mbylli llogaritë e titullit në kampionatin helvet.

Titulli i tretë radhazi për klubin 122-vjeçar dhe i 14-ti në histori. Diferenca me St Gallen e vendit të dytë mbeti pesë pikë dhe skuadra nga Berna festoi një javë përpara mbylljes së kampionatit.

Verdhezinjtë do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa në Europa League u kualifikuan St Gallen, Basel dhe Servette.

Xamax ka rënë prej kohësh një kategori më poshtë, ndërsa Sion dhe Thun, që ndahen nga vetëm një pikë, do ta zgjidhin javën e fundit se kush do të shpëtojë dhe kush do i bashkohet Xamaxit një kategori më poshtë.
Shtuar më 01/08/2020, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori