PSG i "hedh" në tavolinë 30 milion euro Bayernit për Alcantaran
Pëlqej
E ardhmja e Thiago Alcantara vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori spanjoll ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayern Munich, dhe largimi i këtij këtë verë është shumë i mundshëm.

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpool, me Jurgen Klopp që ka urdhëruar drejtuesit e klubit të nisin bisedimet.

Por, Liverpool tani do të ketë edhe konkurrencën e PSG.

Sipas Le10Sport, PSG kanë paraqitur një ofertë prej 30 milionë euro për ish mesfushorin e Barcelonës.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.
Shtuar më 01/08/2020, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori