CR7 nuk kursehet aspak, i shton koleksionit të çmendur makinën unike (FOTO LAJM)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo u shpall për herë të dytë radhazi kampion Italisë me Juventusin. Hera e shtatë që ylli portugez fiton kampionatin, pas tri herëve me Manchester United dhe dy rasteve me Real Madrid.

35-vjeçari, autor i 31 golave këtë sezon në Serie A (dhjetë më shumë se vjet), ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetës për fitimin e trofeut të radhës në karrierën e tij të pabesueshme.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka blerë një Bugatti Centodieci.

Makina luksoze i ka kushtuar 8.5 milion euro Ronaldos, i cili njihet për pasionin e madh që ka për makinat e veçanta.

Ky model është i rrallë dhe në botë janë vetëm dhjetë makina të tilla. CR7 gjithashtu zotëron Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador, Maserati GranCabrio, Bentley Continental GTC dhe McLaren Senna.
Shtuar më 01/08/2020, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori