Presidenti i padurushëm, i përgjigjet postimit të Ramës në Twitter (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vijojnë replikat mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Këtë të martë Presidenti doli sërish në një konferencë për shtyp duke deklaruar se dekreti për vendosjen e datës së zgjedhjeve i takon vetëm Kreut të Shtetit dhe si i tillë data 30 qershor, tashmë e shfuqizuar dhe e kaluar në fletoren zyrtare, nuk do të jetë e diela e zgjedhjeve vendore për shqiptarët.

Kryeministri pas konferencës së gjatë të Metës shkruajti pak. Nga Brukseli ku po takon përfaqëuesen e lartë të BE-së Mogherini, Rama bëri një “cicërimë” në tëitter, nga ku shkruante se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Në fund Rama kishte "shënuar" dhe një buzëqeshje.

Nuk vonoi shumë dhe një tjetër reagim ka ardhur nga Presidenti Ilir Meta, i cili kësaj here ka postuar po ashtu në rrjetin social. Meta përmes një fotoje ka dhënë këtë mesazh: "Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!"
Shtuar më 11/06/2019, ora 19:21
Hee
e Martë 11 Qershor 2019, Ora 20:56
Ky rama ka ngrire koken e vet duke mar mall...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori